“Paske pi kokakollë” – Policët tallen me mërgimtaren pasi ia bënë alkool-testin

Shpesh herë në Kosovë ka pasur raste kur pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë kapur nga xhirimet e qytetarëve në situata “komike” gjatë punës së tyre.

Një rast është duke u shpërndarë së fundi në rrjetin social Tik-tok, ku shihet policia që ka ndalur një mërgimtare për t’i bërë alkool-testin, shkruan lajmi.net.

Pasi dështon disa herë që të kryejë me sukses procedurat për alkool-test, policët kosovarë e mësojnë mërgimtaren se si ta bëjë testin në mënyrën e rregullt.

Pas testimit, mërgimtarja duket se rezulton që nuk ka konsumuar alkool dhe polici në një moment i drejtohet me fjalët “paske pi kokakollë”, duke shkaktuar të qeshura edhe tek shoferja dhe pasagjerja.