Për shkak të vendosjes së shamisë përjashtohet nga shkolla në Shtime, reagon vëllai i saj

Sara Bungu nga Shtimja është përjashtuar nga shkolla për shkak të bartjes së shamisë. 

Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i saj, Shkëlqimi, nëpërmjet një statusi në Facebook.

Bungu ka shkruar se motra e tij, Sara, është përjashtuar jozyrtarisht nga Shkolla e Mesme e Ulët “Emin Duraku” në Shtime si shkak i shamisë që ajo bartë, shkruan Demokracia.com

Postimi plotë:

-Lajmërim-

“Perjashtohet nga shkolla vetem pse ka shami!”

Dje me date 05.05.2023 motra ime Sara Bungu perjashtohet jozyrtarish nga Shmu Emin Duraku Shtime.

Pas tentimeve dhe bisedimeve me drejtorine e arsimit ne komunen e Shtimes drejtori i shkolles fillore e mesme e ulet – Rexhep Hasani , kembngul me kokfortesi qe perjashtimi te vazhdoje ne heshtje deri ne momentin qe nxensja te nderroj mendje dhe ta largon mbulesen, per arsye te udhezimit administrativ.
Nuk ka pasur efekt as komuna me drejtorin ne fjale…

Ftojme Bashkësia Islame e Kosovës dhe Këshilli i Bashkësisë Islame në Shtime te reagojne ndaj ketyre veprimeve anti islame dhe tedencioze .
Gjithashtu ftojme edhe shtetin e Kosoves te merr masa duke u bazuar ne nenet per te drejtat e njeriut si neni: 2, 18 dhe neni 26 i te drejtave dhe lirive te njeriut mbi praktikimin e fese.