Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Gjakovë, një i vdekur

Një burrë ka vdekur dje në Gjakovë, pasi shtëpia ku gjendej ai është përfshirë nga zjarri.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Policia ka nisur hetimet.

Gjakovë / 26.10.2023 – 23:30. Raportohet se në rrethana të panjohura në zjarr është përfshirë një shtëpi, ku si pasojë e zjarrit lëndime ka pësuar viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.