Plasaritja e xhamit të aeroplanit, ja se si u kthye përsëri në Pragë dhe shpëtuan futbollistët e Ballkanit

Ekipi i Ballkanit u detyrua të kthehet në Pragë, me futbollistët që ishin në rrezik për jetën.

Derisa ishin duke fluturuar drejt Prishtinës, dritarja te piloti është plasaritur. Gjatë kthimit urgjent në Pragë, plasaritja është zmadhuar.

Fatmirësisht i githë ekipi është shëndosh e mirë dhe aeroplani ka arritur të ateroi në Pragë.

Tashmë, pritet rikthimi i tyre në Kosovë, por nuk dihet se a do të ndodhë kjo gjë sonte.