Policia raportohet ta ketë vrarë njërin prej grabitësve të argjendarisë në Therandë, një polic lëndohet gjatë operacionit

Policia e Kosovës ka ndërmarr një aksion për t’i vënë në pranga grabitësit të cilët ditë më parë plaçkitën një argjendari në qytetin e Suharekës.

Burime të KlanKosova.tv mësojnë se njëri prej tyre është vrarë, ndërsa përveç të vrarit, një tjetër është vënë në pranga.

Gjatë këtij aksioni, mësohet se i plagosur ka mbetur edhe një zyrtar policor.

Ditëve të fundit policia ka zhvilluar aksione të tjera, duke arritur që të prangosë tre të dyshuar të tjerë, njëri prej të cilëve është liruar në procedurë të rregullt.