Priten ndryshime moti nga java e ardhshme, paralajmërohen edhe rrëbeshe shiu

Mot më i ngrohtë dhe kryesisht me diell parashihet të mbajë të shtunën në Kosovë, sipas “Mendimi për motin”.

Pasdite përreth viseve malore mund të ketë zhvillime të vranësirave të pakta lokale, pa rrezikuar të reshura.

“Mot më i ngrohtë dhe kryesisht me diell parashihet për ditën e shtunë.  Pasdite përreth viseve malore mund të ketë zhvillime të vransirave të pakta lokale, pa rrezikuar të reshura.  Temperaturat minimale zbresin në 12C e 15C, e ato maksimale shënojnë rritje deri në 29C e 30C”, thuhet në njoftim.

Mot i nxehtë parashihet të mbajë edhe të dielën, derisa nga e hëna do të ketë ndryshim moti.

Që nga orët e para të mëngjesit priten mundësi për rrebeshe shiu, të shoqëruara edhe me bubullima.

“Mot i nxehtë e kryesisht me diell mbetet edhe ditën e diel. Të hënën ndryshim i motit.  Që nga orët e mëngjesit priten mundësi për rrebeshe shiu, të shoqëruara edhe me bubullima, ndërkohë që temperaturat zbresin në 20C e 23C.  Të martën e mërkurën do të ketë më shumë vransira, me mundësi për riga shiu”, thuhet në njoftim.