Pro apo kundër grevës, edhe një shkollë tjetër në Prishtinë vendos

Pas gjimnazit “Sami Frashëri”, edhe një shkollë tjetër në Prishtinë ka vendosur që të vazhdohet greva në arsim.

Një mësimdhënës i shkollës “Dardania”, në kushte anonimiteti, i tha Gazetës Express që kjo shkollë ka kërkuar që të vazhdohet greva deri në plotësimin e kërkesave drejtuar Qeverisë.Ai tha se vetëm tre mësimdhënës kanë kërkuar që mësimi të nisë të hënën e 3 tetorit.

“Shkolla ‘Dardania’ ka vendosur që ta vazhdojë grevën. Vetëm tre mësimdhënës kanë kërkuar që të vazhdojë mësimi prej të hënës, të tjerët kanë qenë kundër kësaj”, tha ai. /GazetaExpress