Pushuesi kosovar rrezikon të mbytet te Rana e Hedhun, dërgohet në spital

Një qytetar nga Kosova i cili po kalon pushimet në bregdetin shqiptar, ka rrezikuar të mbytet këtë të shtunë në plazhin e Shëngjinit.

Siç raporton abcnews.al, ngjarja ka ndodhur te Rana e Hedhun.

Ai është shpëtuar nga familjarët dhe pushuesit tjerë, të cilët e kanë nxjerrë nga uji dhe e kanë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës.