Raportohet për djegien e një veture të policisë nga ana e serbëve

Mediat serbe kanë vazhduar të raportojnë mbi situatën në veri, konkretisht në Zveçan, atje ku raportohet se ka pasur edhe të shtëna armësh.

Siç raporton RTS-i serb, ka pasur përplasje mes Policisë dhe atyre që kanë bllokuar hyrjen e komunës, shkruan lajmi.net.

Gjithnjë sipas këtyre raportimeve, një veturë e policisë është përfshirë nga flakët teksa janë hedhur edhe shok-bomba.