Raportohet se Afrim Bunjaku u vra nga një armë e ndaluar ndërkombëtarisht

Rreshteri Afrim Bunjaku raportohet se është vrarë me një armë të ndaluar ndërkombëtarisht nga grupi terrorist serb, sipas mediumit “Klan Kosova”.

Ky medium po citon një raport preliminare të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Aty, raportohet se thuhet që rreshteri ka marrë plagë nga një minë me telekomandë e aktivizuar nga distance.

Për të njëjtën, thuhet se është ndaluar sipas Konventës së Otavës nga viti 1997.

Këto mina, njihen si anti-humane dhe se sipas ekspertëve, të njëjtat janë përdorur edhe nga Serbia në luftën në Kosovë gjatë vitit 1999.

Zyrtari policor Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator 2023 në një sulm terrorist nga një grup i organizuar në krye me Milan Radojiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe.