Sërish mot i paqëndrueshëm, ky është parashikimi për sot

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot diell dhe vranësira, ku duke filluar nga pjesa e parë e ditës, pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve dhe breshrit, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Disa prej tyre mund të jenë të forta.

Pra, reshjet parashihen edhe gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes me karakter lokal.

Sipas Meteo Kosova, era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 17-55 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej 15 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 25 deri në 30°C.