“Smajl Latifi është edhe mosmirënjohës”

Shkruan: Defrim Kafexhiu

Është vështirë të kritikosh kur përurohen projektet e reja. Po aq vështirë është edhe t’u gëzohemi këtyre përurimeve. Sepse rrallëherë po i gëzojmë projektet e finalizuara.

Smajl Latifi është menaxher i dobët. Përveç keqmenaxhimit me paratë publike po keqmenaxhon edhe me projektet kapitale.
Investimet milionëshe në Komunën e Rahovecit kurrë nuk janë përfunduar sipas planifikimit, kjo për shkak të keqmenaxhimit.

Smajl Latifi është edhe mosmirënjohës.

2.5 milionë euro do të jetë mbështetja e qeverisë për këtë projekt. Vetëm për vitin e ardhshëm MKRS ka ndarë 1 milion euro dhe 1.5 milion për vitin 2025. teksa komuna në anën tjetër ka ndarë 250 mijë euro për vitin 2024.

Kryetari në vend që sot ta ftojë ministrin Hajrullah Çeku, në përurimin e këtij projekti që 90% e mbështet ministria, ai kudo që shkon zgjedh kritikën ndaj Lëvizjes Vetëvendosje e përbuzje ndaj mbështetjes që po i bëhet komunës nga institucionet qendrore.

Paratë për këtë projekt janë siguruar nga MKRS, e tash mbetet të shihet menaxhimi i komunës deri të finalizohet Qendra Rinore dhe Kulturore.