Sot protestohet në Prishtinë për luftën në Gaza, kërkohet armëpushim i menjëhershëm

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë të ditur se sot do të protestojnë për të kërkuar armëpushim të menjëhershëm dhe solidaritet mbarëkombëtar me popullin palestinez.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se do të ketë një marsh që do të nisë nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë dhe do të vazhdojë deri te objekti i Qeverisë së Kosovës, duke filluar nga ora 17:30.

“Të enjten, ne ngrihemi në këmbë dhe thërrasim në solidaritet dhe mobilizim ndërkombëtar për ta kundërshtuar dhe ndalur luftën ndaj palestinezëve. Njëherit, duke denoncuar qëndrimet zyrtare të shtetit të Kosovës si pozicione pro-gjenocidale, ne kërkojmë përgjegjësi dhe ndryshim të kursit politik shtetëror”.

“Duke e njohur fuqinë transformuese të organizimit, solidaritetit dhe ligjërimit publik, ne thërrasim në mobilizim gjithëpopullor dhe pozicionim të drejtë, të enjten dhe përherë! Gjithmonë me popullin palestinez dhe të drejtën e tyre për liri, dekolonizim dhe jetë pa dhunë!”, thuhet në njoftim