Ministria e Jashtme publikon numrin e kosovarëve që janë kthyer nga Izraeli dhe të atyre në pritje
Tetë shtetas të Kosovës, që kanë kërkuar ndihmë në Ambasadën e Kosovës në Jerusalem, janë larguar nga territori i Izraelit, tha Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë. “Ndërkohë, në Ambasadën e Republikës së Kosovës janë lajmëruar edhe shtatë shtetas të tjerë…