Faqja jonë përdorë "cookies". Në momentin që pranoni këtë, pajtoheni me kushtet e përdorimit të portalit 07 Press. 

Tahiri i kërkon VV-së mos ta sabotojë themelimin e komisionit hetimor lidhur me provat e humbura të Deharit

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që mos ta sabotojë themelimin e komisionit hetimor parlamentar për humbjen e provave të rastit të Astrit Deharit.

Ai thotë se shoqëria ka nevojë të zbardhet e vërteta dhe t’i jepet fund keqpërdorimit të këtij rasti.

Postimi i plotë:

Sot, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, i kërkova edhe një herë Vetëvendosjes që mos ta sabotojë dhe ta votojë themelimin e komisionit hetimor parlamentar për humbjen e provave të rastit të Astrit Deharit.

Shoqëria jonë ka nevojë të zbardhet e vërteta dhe t’i jepet fund keqpërdorimit të këtij rasti. Shpresoj që në seancën e ditës së enjte do të votohet themelimi i këtij komisioni!