Tahiri: Vendimi për barnatoret të revokohet

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka kërkuar që vendimi për barnatoret të revokohet.

Sipas tij, ky vendim është bërë barrë e madhe e qytetarëve të Prishtinës, në veçanti pensionistëve, të moshuarve dhe pacientëve.

“Çfarë logjike ka një vendim i tillë, i cili detyron një të moshuar të lëviz prej Dardanisë deri te rruga B, për t’u pajisur me medikamente. Shtoja këtu edhe faktin se shumica e barnatoreve të vogla nuk janë të furnizuara sa duhet dhe radhët e gjata të cilat duhet të pritet.”, ka shkruar ai.

“Ky vendim është skandaloz dhe duhet të revokohet.”, përfundoi Tahiri.