Tërmet relativisht i fortë në Shqipëri

Një tërmet është ndjerë në orët e para të mëngjesit në vendin tonë.

Lëkundjet u ndjenë në orën 2:43 minuta me magnitudë 4.7 shkallë të Rihterit, kurse epiqendra ishte 9 km në verilindje të Ersekës.

Ajo u pasua me një paslëkundje në orën 03:09 me mangitudë prej 4.1 shkallë të Rihterit. Deri më tani nuk është raportuar për dëme materiale.