Aksident i rëndë në Prizren, vetura bëhet “llom”

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren, ku janë përfshirë tri automjete.

Sinjalizuesit e Sinjalit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se njëra nga veturat ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Të njëjtit bëjnë me dije se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona.

Gazeta do të ju mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Tërmet relativisht i fortë në Shqipëri