I dehur sulmon gruan dhe vajzën, lirohet në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë, derisa ishte nën ndikimin e alkoolit ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Rasti thuhet se ka ndodhur në Prishtinë, të mërkurën para mesnatës. Pas intervisitmit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se përderisa ka qenë nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës.

Viktimave u është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.