Tifozi që hodhi protezën në derbin kroat: E bëra për shkak të Petkovicit, që ai të luajë më mirë

Në derbin më të madh të futbollit në Kroaci, Dinamo e ka mundur 4:1 Hajdukun.

Mysafirët kaluan në epërsi me golin e Jani Atanasov, por Marin Baturina, Arijan Ademi, Amer Gojak dhe Mislav Orsic përmbysën rezultatin dhe dhuruan fitoren Dinamo Zagrebit, përcjell GazetaBlic Sport.

Festa ishte e madhe tek tifozët e Dinamos dhe një nga fotot më të çuditshme të mbrëmjes është ajo që tregon këmbën artificiale në stadiumin Maksimir.

Alban Veseli “tradhton” për herë të dytë KB Rahovecin, arrin marrëveshje me këtë skuadër

Në të kishte logo të tifozëve BBB dhe ishte hedhur nga tribuna veriore, e që pas festës është marrë nga Mislav Orsic. Index Hr raporton se ai e ka dorëzuar në polici dhe i është kthyer me sukses pronarit.

Personi që e bëri këtë veprim ka reaguar në rrjetet sociale, ku ai tregoi këmbën dhe shpjegoi veprimin e tij:“E hodha këmbën protezë. Ajo është aty, mos u shqetësoni. Ia hodha Petkovicit për të luajtur më mirë”, shkroi ai.