Tomë Gashi: Me Rugovën i kemi tregu botës që e kemi frymën e krishërizmit dhe nuk jemi shtet islamik siç ka dashur të na paraqesë Serbia

Avokati Tomë Gashi, ka deklaruar se me ish- presidentin Ibrahim Rugovës Kosova i ka treguar botës që është Evropë dhe se e ka frymën e krishterimit.

Sipas Gashit me këtë qëndrim, ish presidenti ka dashur t’i hedhë poshtë ato që sipas tij Serbia ka dashur ta shpërfaqë Kosovën “si shtet fundamentalist apo islamik”.

“Me Ibrahim Rugovën ne i kemi tregu botës që ne jemi Evropë dhe kemi frymën e krishërizmit dhe nuk jemi shtet siç Serbia ka dashur me na shfaqë lë të themi shtet fundamentalist apo shtet islamik. Ne na konvenon kjo më tepër sepse ndikimi politik në botë është jashtëzakonisht I madh për shkak të ndikimit që e ka selia e shejtë””, ka deklaruar Gashi në ATV.

Avokati Tomë Gashi është një emër i njohur për opinionin e gjerë në Kosovë. Përveç angazhimit të tij në fushën e drejtësisë, ai është i njohur edhe si përkrahës i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Poashtu Gashi është i njohur edhe për një sërë skandalesh, duke përfshirë sjellje të pahijshme në publik si dhe ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij për dhunë në familje.