Tre persona theren me thikë në Rahovec, pesë të tjerë të arrestohen

Tre persona janë therur me thikë rreth orës 03:35 pas mesnatës.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një përleshje në një restorant në fshatin Xërxë të Rahovecit.

Me ç’rast janë arrestuar edhe pesë persona.

Kështu tha për Insajderin zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.

Ai tha se personat e lënduar kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Gjakovë dhe janë jashtë rrezikut për jetë.