Vdes nëna e këngëtarit të njohur kosovar

Ka vdekur nëna e këngëtarit kosovar, Fidan Gashi.

Lajmin e ka bërë të ditur vet artisti përmes rrjeteve të tij sociale.

Ai ka njoftuar vdekjen e nënës së tij me anë të një fotografie duke treguar poashtu se varrimi i të ndjerës bëhet sot.

E mërzitur për lajmin e trishtë ka mbetur edhe e fejuara e Fidanit, Rita e cila e ka ndarë gjithashtu të njëjtin postim në Instagram.