Zemaj: Biseda e Kusari-Lilës me Simiqin, fytyra e vërtetë e Vetëvendosjes

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë që incizimet e fundit e shfaqin fytyrën e vërtetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai u është referuar bisedave të publikuara mes shefes së grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lilës dhe ish-deputetit të Listës Serbe, Slavko Simic.

“Për mua, por edhe për subjektin të cilin e përfaqësoj, është zbardhja e mashtrimit të radhës të Lëvizjes Vetëvendosje prej shumë mashtrimeve me të cilat ka ardhur në pushtet edhe prej shumë komunikimeve ose deklaratave, ose komunikatave, zotimeve, premtimeve të gjitha që janë në kundërshtim me të gjitha parimet nga ato që janë thënë në këtë në të bërë janë edhe këto audio-incizime të cilat kanë dalë dhe po e shpërfaqin vetëm fytyrën e vërtetë të Lëvizjes Vetëvendosje, mënyrën e të komunikuarit të tyre, mënyrën e të bërit të tyre pozitë dhe opozitë dhe pjesa tjetër – gjykimi i tyre naiv mbi të gjitha hipokrit me tendenca të linçimit të shumë të tjerëve pa përjashtim me vite të tëra në kuptimin e saj që së fundmi  viteve të fundit Lista Serbe është shndërruar në njëfarë monstrumi politik kriminal me të cilën nuk bën as të diskutosh, as të dialogosh, as të komunikosh, qoftë Brenda Kuvendi të Kosovë, dhe qoftë jashtë Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Zemaj në Edicionin Special të Klan Kosovës.

“Dhe kjo është e vërteta e gjithë asaj që është dëgjuar në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, jo si person privat ose si deputet nominal, por si kryetare e mazhorancës, e shumicës parlamentare, dhe asaj shumice e cila ka gjykuar të gjithë të tjerët nëse eventualisht ka pasur ndonjë komunikim institucional dhe më e keqja kjo është edhe jashtë-institucionale, sepse jashtëinstitucionalë janë njerëzit që janë jashtë parlamentit e që është i apostrofuari ose ai që është në listat e zeza të drejtësisë dhe në listat e zeza të Shteteve të Bashkuara të Amerikës [Milan Radojçiq]”.