Zhvarroset trupi i Liridona Ademaj nga fshati Cermjan

Tashmë është bërë zhvarrimi i trupit i Liridona Ademaj Murselit nga fshati Cermnja i komunës së Gjakovës.

Ndërsa me kërkesë të familjarëve të Liridonës ajo të rivarroset në fshatin Rracaj të komunës së Gjakovës.

Procesi i rivarrimit të të ndjerës do të nis nga ora 14:00.

Trupi i Liridona Ademajt,u varros të premten në fshatin Cermjan të Gjakovës, nga vjen bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Por pas arrestimit të Murselit si i përfshirë në vrasjen e saj, familjarët kanë kërkuar ta zhvarrosin trupin.

Ndryshe, Liridona Ademaj, është vrarë më 29 nëntor në Prishtinë.Në mesin e tre të dyshuarve për vrasjen e 30-vjeçares është edhe burri i saj, Naim Murseli.

Në seancën dëgjimore të mbajtur të dielën Gjykata Themelore e Prishtis u caktoi nga një muaj paraburgim tre të dyshuarve, dhe të njëjtit janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë.