E premte, Qershor 2

Kryesoret

Rama për BBC: ShBA dhe BE kanë tërësisht të drejtë, Kurti jo

Rama për BBC: ShBA dhe BE kanë tërësisht të drejtë, Kurti jo

Kryesoret
SHBA-të dhe Bashkimi Evropian duan ta çojnë Kosovën në një tjetër nivel dhe për këtë arsye, ato kanë tërësisht të drejtë mbi zhvillimet e fundit të ndodhura në komunat veriore, dhe jo Albin Kurti. Është kjo fjala që përshkruan gjithë situatën e ndodhur në javën e fundit sipas kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili ka folur mbi temën në median shtetërore britanike BBC dhe është pyetur aty për një sërë problematikash lidhur me çështjen. Ajo që është e qartë gjithsesi, sipas Ramës, është fakti se SHBA-të dhe BE-ja, janë ato të cilat duan ta çojnë Kosovën në një nivel tjetër. Ta kthejnë në një shtet të njohur nga të gjithë, që mund të ulet në Kombet e Bashkuara dhe çdo institucion tjetër ndërkombëtar. Ndaj, qëllimi madhor i gjithë palës perëndimore, e tejkalon një kauzë të drejtë, po...
Serbia s’e tërheq ushtrinë nga kufiri, fillimisht ka një kusht

Serbia s’e tërheq ushtrinë nga kufiri, fillimisht ka një kusht

Kryesoret
Sekretari shtetëror i Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviq, ka deklaruar se tërheqja e forcave speciale të Policisë së Kosovës do të ishte një hap kyç, i cili do të pasohej me rivlerësimin e situatës së sigurisë nga Serbia. “Pas kësaj, do të mund të pasonte hapi i dytë, të cilin e ka përmendur Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken”, tha Staroviq për REL, më 2 qershor. Për shkak të tensioneve në veri të Kosovës, autoritetet në Serbi, më 26 maj, shpallën vendosjen e Ushtrisë së Serbisë në “shkallën më të lartë të gatishmërisë luftarake”, gjatë së cilës ata dislokuan njësi dhe pajisje luftarake në kufirin me Kosovën. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, më 31 maj apeloi që Qeveria e Kosovës të tërheqë forcat policore nga veriu, ndërsa Qeveria e Serbisë t...
Lajçak dhe Escobar javën e ardhshme në Kosovë e Serbi

Lajçak dhe Escobar javën e ardhshme në Kosovë e Serbi

Kryesoret
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë javën e ardhshme. Radio Evropa e Lirë merr vesh nga burimet diplomatike në Bruksel se ata do të qëndrojnë në Prishtinë e Beograd të hënën dhe të martën. Vizita e tyre, sipas burimeve, do t’i ketë dy qëllime kryesore: uljen e tensioneve në veri të Kosovës dhe vazhdimin e punës për zbatimin e Marrëveshjes që çon drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Kjo vizitë e dy zyrtarëve të lartë vjen në kohën kur situata në veri të Kosovës është tensionuar. Tensionet në atë pjesë të Kosovës u rritën qysh më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me ...
Kurti: Janë tri kategori të grupeve kriminale në veri, nuk dorëzohem para tyre

Kurti: Janë tri kategori të grupeve kriminale në veri, nuk dorëzohem para tyre

Kryesoret
Kryeministri Albin Kurti tha sot se qeveria nuk do të dorëzohet përballë grupeve kriminale të cilat dëshirojnë ta destabilizojnë shtetin e Kosovës. Ai, derisa po raportonte në Kuvendin e Kosovës lidhur me ngjarjet në veri të vendit, tha se tri kategori të grupeve kriminale veprojnë në veri. Kurti deklaroi se objektet komunale në veri i takojnë Republikës së Kosovës, jo grupeve kriminale. “Pasuria e objekteve publike të Kosovës, i takojnë Republikës së Kosovës. Përdorimi i tyre është i rregulluar me ligj në këtë kuvend. Unë nuk mund t’i mbyll sytë kur grupe kriminale testojnë rendin ligjor e kushtetues të Republikës”, tha Kurti. “Janë tri kategori mes tyre: kategoria e parë janë kriminelët e mbrojtjes civile, kta janë pjesa ekstremiste, shoviniste e cila e admiron Millosheviqin ...
Baton Haxhiu për Kurtin: Nuk e përfaqëson Kosovën, e kemi një kryeministër të izoluar

Baton Haxhiu për Kurtin: Nuk e përfaqëson Kosovën, e kemi një kryeministër të izoluar

Kryesoret
Baton Haxhiu, analist dhe gazetar, ka qenë i ftuar në emisionin “Pressing” ku ka folur rreth zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës. Ai ka bërë disa deklarata të fuqishme, përfshirë një për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Haxhiu deklaroi se Kurti është një kryeministër i izoluar. “Meqenëse po flasim, kemi ardh në një situatë që e kemi një kryeministër të izoluar, nuk e pret kërkush, nuk e thërret kërkush dhe realisht, por nuk e përfaqëson Kosovën” – tha ai.
Kryetari i Zubin Potokut për zgjedhjet e reja: Osmani nuk është konsultuar me ne

Kryetari i Zubin Potokut për zgjedhjet e reja: Osmani nuk është konsultuar me ne

Kryesoret
Tashmë është bërë publike kërkesa e Francës dhe Gjermanisë për zgjedhje të reja në veri të Kosovës, gjë të cilën e paralajmëroi edhe presidentja Vjosa Osmani. Në lidhje me këtë temë, ka folur edhe kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, i cili deklaroi në RTV 21 se presidentja nuk është konsultuar me të për këtë çështje. Tutje, ai vlerësoi se duhet të studiohet gjerësisht situata dhe arsye pse duhet të përsëriten zgjedhjet. “Presidentja nuk është konsultuar asnjëherë me ne… për mendimin tim duhet të studiuar gjërsisht situata dhe arsyet pse duhet të shkohet në zgjedhje. Ky është mendimi im.” – deklaroi Zeqiri.
Borrell bën të qarta kushtet e ndërkombëtarëve: zgjedhje të reja, pjesëmarrje të serbëve dhe themelim të Asociacionit

Borrell bën të qarta kushtet e ndërkombëtarëve: zgjedhje të reja, pjesëmarrje të serbëve dhe themelim të Asociacionit

Kryesoret
Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell është deklaruar pas takimeve të ditës me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin e të parin e serbëve, Aleksandar Vuçiq. Përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”, diplomati spanjoll bëri të ditur se tashmë kanë paraqitur edhe tri kërkesa për normalizim të situatës në veri, përcjell lajmi.net. E para është zgjedhje të reja në katër komunat veriore, pjesëmarrje të serbëve e më pas edhe themelim të Asociacionit. Tutje, në cicërimë thuhet se nëse nuk zbatohen, pasojat do të jenë serioze dhe të pariparueshme. Sat down with @predsednikrs and discussed with @VjosaOsmaniPRKS the dangerous situation in north of Kosovo. With @EmmanuelMacron & @Bundeskanzler we met together and bilaterally with President Vucic and...
“Vajton” Vuçiq: Vjosa Osmani refuzoi takimin me mua

“Vajton” Vuçiq: Vjosa Osmani refuzoi takimin me mua

Kryesoret
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se sot ka dashur të takohet për të biseduar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë Samitit në Kishinau të Moldavisë. Sipas Vuçiq, këtë takim është përpjekur ta ndërmjetësojë kryeministri i Luksemburgut Xavier Bethel, por Presidentja Osmani ka refuzuar. “Me siguri keni dëgjuar se kryeministri i Luksemburgut Xavier Bethel ka dashur të na kontaktojë dhe të na lidhë këtu me Prishtinën. Por Vjosa Osmani nuk ka dashur të takohet me ne dhe të bisedojë. Ajo tha se duhet organizuar një takim të nivelit të lartë në Bruksel dhe Kurti do të do të vijë dhe do të takohet me Vuçiqin. Dhe kaq ishte”, tha Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në Samitin e Bashkimit Politik Evropian në Kishinau. Ai ka theksuar se dëshiron të bisedojë ...
Osmani publikon pamje nga takimi me Scholzin, Macronin dhe Borrellin

Osmani publikon pamje nga takimi me Scholzin, Macronin dhe Borrellin

Kryesoret
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentin francez, Emmanuel Macron. Por, pjesë e këtij takimi ishte edhe shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell. Ajo ka thënë se së bashku kanë diskutuar për zhvillimet e fundit dhe rëndësinë e angazhimit të përbashkët për paqe e siguri. ‘’Së bashku me Presidentin Emmanuel Macron dhe Kancelarin Olaf Scholz, si dhe me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell, diskutuam zhvillimet e fundit në Kosovë dhe angazhimin e përbashkët për paqe, siguri dhe stabilitet.’’, ka thënë ajo.
Samiti në Moldavi, Vjosa Osmanin e ulin në mes të presidentit Macron e kancelarit Scholz

Samiti në Moldavi, Vjosa Osmanin e ulin në mes të presidentit Macron e kancelarit Scholz

Kryesoret
Në kryeqytetin e Moldavisë në Chisinau është duke u mbajtur “EPC Summit”. Atje është duke marrë pjesë edhe shefja e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani. Shefi i stafit të presidentes, Blerim Vela ka publikuar një fotografi nga atje, ku tregon për fillimin e Samitit me një fjalim mbresëlënës të presidentit të Ukrainës, Volodomyr Zelensky, raporton Express. Ajo që bie në sy në këtë Samit, është vendi ku është ulur presidentja e Republikës së Kosovës. Në fotografinë e publikuar nga Vela, shihet që presidentja Osmani është në mes të presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz. “Samiti i EPC në Kishinau fillon me një fjalim pasionant të Presidentit Zelenksy përballë krerëve të shteteve të 47 vendeve evropiane. Një shfaqje e madhe mbështetjeje dhe solidar...