E diel, Shtator 24

Sport

Luli Berisha: Dardanët në lokalin e tyre dhurojnë birra e pije falas për çdo gol të Shqipërisë

Luli Berisha: Dardanët në lokalin e tyre dhurojnë birra e pije falas për çdo gol të Shqipërisë

Sport
Kreu i tifogrupit kosovar, Dardanët, Luli Beqiri, me një status në rrjetin social Facebook, u ka bërë thirrje simpatizantëve dardan që të bashkohën te funclubi i tyre në mbështetje të kombëtares shqiptare që luan sonte kundër Çekisë. Madje ai tha se për secilën golë që shënon kombëtarja shqiptare, do të shpërndajnë birra dhe pije falas për tifozat që mblidhen në këtë funclub. Postimi i plotë: Sot, Shqipëria luan një ndeshje të rëndësishme drejt synimit të saj për t’u kualifikuar në Euro 2024. Si kryetar i Dardanëve së bashku me të gjithë tifogrupin, ftojmë anëtarët dhe të gjithë sportdashësit tjerë që të vijnë në fanclubin tonë zyrtar për ta shikuar ndeshjen e kombëtares kuqezi kundër Çekisë. Duke përkrahur së bashku Shqipërinë, do të ofrojmë për të gjithë të pranishmit birra dhe...
Korenica transferohet në Turqi, detajet e transferimit dhe paratë që do të fitojë Ballkani

Korenica transferohet në Turqi, detajet e transferimit dhe paratë që do të fitojë Ballkani

Rahovec, Sport
Meriton Korenica ka zhvilluar ndeshjen e fundit me Ballkanin ndaj Bate Borisov (1-0), duke i ndihmuar skuadrës kosovare të shkojë në grupe për herë të dytë radhazi. Mesfushori nga Rahoveci ka qenë pjesë e Ballkanit në tre vitet e fundit ku padyshim ishte ndër lojtarët kryesorë të ekipit nga Suhareka. Por, ai karrierën do ta vazhdojë në skuadrën turke Manisa Football Club ku drejtor sportiv është Nderim Nexhipi. Gjatë ditës së sotme Korenica do të prezantohet te Manisa pasi tanimë ka marrëveshje mes dy skuadrave si dhe të futbollistit me klubin turk. 26-vjeçari gjatë tre viteve qëndrim te Ballkani ka zhvilluar 130 ndeshje teksa ka shënuar 25 gola dhe ka asistuar në 20 të tjerë duke qenë një lider për skuadrën e Ilir Dajës. Ballkani fiton nga shitja e tij dhe mbanë përqind...
Meriton Korenica largohet nga Ballkani

Meriton Korenica largohet nga Ballkani

Kombëtare, Lajme, Rahovec, Sport
Mesfushori kosovar, Meriton Korenica ka zhvilluar ndeshjen e fundit me fanellën e Ballkanit. Në një intervistë pas ndeshjes me gazetarin Arlind Sadiku, Korenica ka deklaruar se do të largohet nga Ballkani. “Kemi luftuar deri në fund, ndoshta është ndeshja e fundit, por jam shumë i lumtur që jemi në grupe dhe po largohem në mënyrën më të mirë të mundshme. E falënderoj të gjithë qytetin e Suharekës dhe stafin. Jam i lumtur që e kam pasur për bashkëlojtar Armendin, nga i cili kom mësuar shumë. Jam i lumtur që po përfundoj në mënyrën më të mirë të dhe i uroj më të mirat Ballkanit ka potencial edhe për ti kaluar grupet”, ka deklaruar Korenica. Mesfushori kosovar ishte pjesë e Ballkanit tash e sa vite, skuadër kjo me të cilën arriti të shpallej dy herë kampion i Kosovës. Lidhur me larg...
Fillon shorti i Ligës së Kampionëve, këtu mund ta ndiqni LIVE

Fillon shorti i Ligës së Kampionëve, këtu mund ta ndiqni LIVE

Sport
Në ora 18:00 nis shorti për fazën e grupeve të Champions League. Në Montecarlo do të bëhet ndarja e 32 skuadrave në tetë grupe. Tërheqjen e shortit mund ta shikoni live KËTU Shorti pritet të sjell përballje interesante në fazën e grupeve, pasi në bazë të renditjes së koeficienteve, ka skuadra të forta në secilën vazo. Në vazon e parë do të jetë kampioni në fuqi dhe ai i Anglisë, Manchester City së bashku me fituesin e Europa League, Sevilla, dhe skuadrat kampione të ligave kryesore evropiane si Barcelona, Bayern Munich, Napoli e PSG. Në vazon e dytë gjenden Real Madrid, Manchester United, Inter, Dortmund, Arsenal e At. Madrid, në vazon e tretë ndodhen Milan, PSV, Lazio, Braga, kurse në vazon e katërt janë skuadrat tjera si newcastle, Galatasaray, Socidad e Union Berlin. Më pos...
Kapiteni legjendar, Shehu optimist para duelit ndaj Trepçës’89: Besoj në këtë grup

Kapiteni legjendar, Shehu optimist para duelit ndaj Trepçës’89: Besoj në këtë grup

Rahovec, Sport
Kapiteni legjendar i KF Rahovecit, Muhamed Shehu – Meda, është optimist se nga Mitrovica KF Rahoveci do të kthehet i pamposhtur. Shtylla e mbrojtjes për më shumë se një dekadë e KF Rahovecit, Muhamed Shehu – Meda, është një nga meritorët që ekipi ka katër pikë nga dy ndeshje. Vlen të përmendet se mbrojtja nën lidershipin e Medës nuk ka pranuar asnjë gol të vetëm dhe ai shpreson për rezultat pozitiv nga takimi me Trepçën ’89 në Mitrovicë që zhvillohet këtë fundjavë. “Mendoj që ajo çka kemi punuar gjatë këtyre dy muajve është shpërblyer në këto dy ndeshje. Jemi një grup mirë i kombinuar dhe komponuar dhe mendoj që xhirove në vazhdim do të kemi ngritje edhe më të lartë të nivelit”. “Ndeshjet në stadiumin ‘Riza Lusht’ nuk janë të lehta. Ne mendoj që po bëjmë përgatitjet e duhura që t...
Meriton Korenica shënon gol të jashtëzakonshëm, Ballkani në avantazh ndaj Lincoln

Meriton Korenica shënon gol të jashtëzakonshëm, Ballkani në avantazh ndaj Lincoln

Rahovec, Sport
Ballkani ka kaluar në avantazh ndaj Lincoln. Meriton Korenica ka shënuar gol të mrekullueshëm nga distanca, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati tashmë është 0 me 1, kurse ai i përgjithshmi 0 me 3. Ja pamjet nga goli i tij. LINCOLN RED IMPS 0-1 KF BALLKANI ⚽ 48' Meriton Korenica (#KFBallkani) 🅰️ Nazmi Gripshipic.twitter.com/VI5EC8gcO0 — Goalsreplay (@Goalsreplayy) August 17, 2023
Meçi Joshua – Wilder, vie lajmi i shumëpritur

Meçi Joshua – Wilder, vie lajmi i shumëpritur

Sport
Kampi i Deontay Wilder janë optimistë se një marrëveshje mund të arrihet për një meç të zjarrtë me Anthony Joshuan. Joshua bëri një rikthim të madh në ring, pasi të shtunën mbrëma mposhti me nokaut në raundin e shtatë Robert Helenius. Wilder, i njohur me nofkën “Bronze Bomber”, mposhti gjithashtu Robert Helenius në tetor të vitit të kaluar. Ish-kampioni i peshave të rënda, Joshua, tani ka për synim përballjen me Wilder në Arabinë Saudite në janarin e vitit të ardhshëm. Menaxheri i Wilder, Shelly Finkel i tha “Sky Sports”: “Unë jam optimist se një marrëveshje mund të arrihet që Deontay të luftojë me Joshuan në fillim të vitit 2024”.
Kaq milionë euro i fitoi Anthony Joshua pas fitores ndaj Helenius

Kaq milionë euro i fitoi Anthony Joshua pas fitores ndaj Helenius

Sport
Anthony Joshua ka fituar miliona euro nga lufta me Robert Helenius mbrëmë, por nuk është aq e madhe marrë parasysh se sa do të fitonte nëse do të përballje me Dillian Whyte. AJ ishte vendosur të luftonte me rivalin vendas pothuajse tetë vjet pas takimit të tyre të parë në arenën O2, por që ky i fundit dështoi në testet për doping. Disa kundërshtarë u përfolën për të zëvendësuar Whyte, por ishte Helenius ai që u ngrit për të shpëtuar ngjarjen. Joshua fitoi rreth 10 milionë euro për fitoren e tij jo bindëse kundër Jermaine Franklin në prill dhe ish-kampioni dy herë i peshave të rënda ka fituar edhe tani të njëjtën shumë për duelin e tij me Helenius. Shefi i Matchroom Boxing, Eddie Hearn pranoi se Joshua bëri një ulje të madhe fitimesh pasi Whyte u detyrua të largohej nga lufta pasi...
Publikohen pamjet, momenti kur Joshua dërrmoi me nokaut kundërshtarin

Publikohen pamjet, momenti kur Joshua dërrmoi me nokaut kundërshtarin

Më të lexuarat, Sport
Anthony Joshua ka arritur të shënojë fitore në meçin e sontëm në O2 Arena të Londrës. Boksieri britanik e mundi me nokaut në raundin e shtatë finlandezin, Robert Helenius. Një kombinim goditjesh në bark dhe fytyrë ishin fatale për Helenius, i cili u shtri në tokë./Express ANTHONY JOSHUA KNOCKOUT 🤯 (via @DAZNBoxing)pic.twitter.com/EVl5LVvR8t — Bleacher Report (@BleacherReport) August 12, 2023
Joshua tjetër nivel, ia “fik” dritat kundërshtarit pas shtatë raundesh – nokaut

Joshua tjetër nivel, ia “fik” dritat kundërshtarit pas shtatë raundesh – nokaut

Sport
Anthony Joshua ka arritur të shënojë fitore në meçin e sontëm në O2 Arena të Londrës. Boksieri britanik e mundi me nokaut në raundin e shtatë finlandezin, Robert Helenius. Një kombinim goditjesh në bark dhe fytyrë ishin fatale për Helenius, i cili u shtri në tokë. Gjyqtari menjëherë vendosi ta ndërprente aty takimin dhe ia dha fitoren Joshuas. Kësisoj, Anthony Joshua po vazhdon rrugën e tij drejt sigurimit të luftës për titull kampioni./Express