Pas shqetësimeve të ndërkombëtarëve ndaj qëndrimeve të tyre, përfaqësuesit e këtyre partive kanë treguar se për cilat pika të dokumentit kanë mospajtime dhe rezerva.

Ndërsa, Haradinaj i AAK-së është shprehur se dokumenti paraqet interes nacional të Kosovës dhe si i tillë duhet të përkrahet.

Ndryshe, Escobar pritet që nesër të takohet me kryeministrin, Albin Kurti.

Vlen të theksohet se i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor dje ishte në Beograd. Ai u takua me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesit e opozitës pro-evropiane.

Këto takimet vijnë dy ditë para takimit të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri kosovar, Albin Kurti dhe presidenti serb, Vuçiq do të takohen të shtunën në Ohër të Maqedonisë së Veriut. /GazetaSinjali