Ahmeti për Qeverinë Kurti: Po merren me tema anësore

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se Qeveria Kurti po e udhëheq agjendën me tema që janë anësore dhe për të nxitë një reagim emocional, pasi sipas tij, propaganda këtë punë e ka.

I ftuar në Klan Kosova, Ahmeti ka drejtuar edhe disa kritika të tjera ndaj Qeverise Kurti.

Të njëjtën kohë veç se e rritin kisha me thonë urrejtjen, e vështirësojnë jetën ndërsa neve nuk na ndërron asgjë, se prap e kemi këtë QKUK, për këtë fëmijë shkojmë prap në këto çerdhe, në këto shkolla. Ekonominë e kemi ashtu sic e kemi sot. Pra agjendën po na e udhëheqin me tema që sipas meje janë anësore dhe janë gjoja për me nxitë një reagim emocional.” – ka thënë Ahmeti.

“Është prezantimi selektiv i fakteve për të nxitur reagim emocional, e ku ka më lehtë sesa te ne shqiptarët e Kosovës për të nxitur reagim emocional, duke na folur për dinarin, për qirilicën e për gjëra të tilla, e nuk kanë faj as bashkësia ndërkombëtare që na shohin momentalisht, sepse në gjashtë muajt e fundit ne e kemi targetuar me politika vetëm komunitetin serb”.

“Gjithmonë e kam zakon të them se mos i dëgjoni çka flasin por çka bëjnë. Cilat janë shifrat, projektet të cilat e kanë përmirësuar jetën e qytetarit, sepse unë s’e krahasoj këtë qeveri me të kaluarën dhe mua fare pak më bën përshtypje se a janë këta më mirë se të tjerët.” – ka thënë Ahmeti.

Ndër të tjera, Ahmeti është shprehur se pajtohet me vendimin për Manastirin e Deçanit, por s’është dashur të gënjehet populli, pasi sipas tij, dallimi aktualisht është se Kosova gjendet nën sanksione.