Aksident mes dy veturave në Gjakovë, lëndohen katër persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Kernicë të Gjakovës, në të cilin janë përfshirë dy automjete.

Sipas burimeve të Sinjalit brenda Prokurorisë, në këtë aksident mbetën të lënduar katër persona.

Si pasojë e lëndimeve të marra, të lënduarit janë dërguar me autoambulancë në emergjencën e spitalit të Gjakovës.

Siç bëjnë të ditur këto burime, deri tek aksidenti erdhi sepse, shoferi 32-vjeçar i makinës, nuk ka arritur ta përshtatë shpejtësinë e lëvizjes me kushtet në rrugë dhe kësisoj ka humbur kontrollin e makinës, duke dalur nga shiriti i tij, në anën e kundërt, ku pastaj ka goditur automjetin tjetër.

Pas trajtimit në spital, njëri prej tyre është dërguar në QKUK, për shkak të lëndimeve të rënda, njëri është ndalur në spitalin e Gjakovës, ndërsa dy të tjerë janë liruar.