Granit Xhaka rrezikon të dënohet

Keith Hackett, ish-gjyqtar në Premier League dhe njëri prej top gjyqtarëve më të mirë në histori të futbollit ka paralajmëruar një dënim për Granit Xhakën.

Xhaka arriti të triumfonte me Zvicrën në ndeshjen ndaj Serbisë, duke 1/8 e finales së Kupës së Botës, mirëpo disa gjeste gjatë ndeshjes mund ta penalizojnë futbollistin.

Mesfushori i Arsenalit veshi fanellën e Ardon Jasharit pas përfundimit të ndeshjes, mirëpo shumë kush po e konsideron atë si provokoim.

Sipas Hackett ndërrimi i fanellës si dhe gjestet tjera gjatë ndeshjes janë të ndaluara me rregulloret e FIFA-s dhe si pasojë e kësaj Xhaka rrezikon dënimin.

“Nuk i lejohet të ngrejë fanellën edhe pas ndeshjes dhe të bëjë asnjë deklaratë. Edhe nëse është “Gëzuar ditëlindjen” vëllait, motrës apo nënës së tij. Do të ketë një dënim prapaveprues dhe ai mund të diskualifikohet, por unë do të prisja një gjobë”, ka thënë Hackett për “Football Insider”.

Deri më tani FIFA nuk ka hapur procedurë disiplinore ndaj Xhakës apo Zvicrës, ndonëse njëjtë nuk ka vepruar edhe ndaj Serbisë e trajnerit të përfaqësueses.

Zvicra do të përballet sot me Portugalinë me fillim nga ora 20:00 dhe fituesi i duelit do të sigurojë çerekfinalen e Kupës së Botës./Insajderi