Elektrosever ka nisur shpërndarjen e faturave për energjinë e konsumuar në katër komunat veriore të Kosovës

Kompania Elektrosever ka filluar me shpërndarjen e faturave për energjinë e konsumuar në katër komuna në veri të Kosovës, dhe u mundësoi përdoruesve të kenë çmime më të ulëta të energjisë elektrike.

“Duke marrë parasysh konsumin mesatar në veri të Kosovës prej 700 kilovat/orë, u kemi mundësuar qytetarëve që të paguajnë energjinë elektrike në zonën tarifore me kosto të ulët deri në 800 kilovat/orë të konsumuar në muaj”, pretendohet në kumtesën e Elektroseverit.

Siç theksojnë ata, në periudhën nga ora 22 deri në orën 06:00 qytetarët mund të përdorin energji elektrike të lirë.

“Për të gjitha dyshimet dhe pyetjet apo ankesat e mundshme qytetarët mund të përdorin numrin e telefonit 028/422-775, si dhe adresën elektronike [email protected] dhe të gjitha informacionet qytetarët mund t’i marrin personalisht pranë zyrave të kompanisë, në veri të Kosovës, çdo ditë pune nga ora 07:00 deri në 15:00”, pretendohet në njoftim./Express