S’ka rezultat nga takimi Bislimi-Petkoviq-Lajçak për dinarin, i radhës në maj

Takimi për çështjen e dinarit në mes kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë në Bruksel, ka përfunduar pa rezultat.

Ky takim trepalësh mes Besnik Bislimi, si dhe Petar Petkoviq, u mbajt me ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Palët konfirmuan se Mirolsav Lajçak doli me një propozim të ri. Kosova dhe Serbia kanë një javë kohë të dërgojnë komentet e tyre lidhur me këtë propozim. Takimi i radhës do të mbahet në mesin e muajit maj, ka raportuar RTK.