Stano: Presim që sivjet Kosova dhe Serbia të zbatojnë në plotni Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka folur për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, raporton Gazeta Sinjali.

Në një konferencë për media dje në Bruksel, Stano u ka bërë thirrje palëve që këtë vit ta zbatojnë në plotni Marrëveshjen e Brukselit bashkë me Aneksin e Ohrit.

Të gjithë e dinë se ku qëndrojmë. Të gjithë e dinë se çfarë duhet të bëjnë dhe ne presim zbatimin e plotë. Ky vit ofron një mundësi të mirë për të filluar me të vërtetë të punoni shumë, duke mos diskutuar formalitetet, por duke punuar për të prodhuar rezultate konkrete dhe thelbësore”, ka thënë ai.

Stano në pyetjen nëse BE-ja do të detyrojë Serbinë të zbatojë marrëveshjen me Kosovën duke e kushtëzuar me anëtarësim në bllok, tha se shtetet anëtare po punojnë në këtë drejtim.

Puna në këtë drejtim po vazhdon në përputhje me kërkesën e vendeve anëtare”, ishte përgjigjja e Stanos. Megjithatë, ai s’u përgjigj nëse kjo do të ndodhë gjatë janarit.

Kërkesa për ndryshimin formal të kushteve në kapitullin 35 u bë nga shtetet anëtare të BE-së në konkluzionet e miratuara nga Këshilli për Çështje të Përgjithshme në dhjetor.

Ai përsëriti se palët kanë bërë një zotim me Marrëveshjen e Ohrit dhe se marrëveshja është ligjërisht e detyrueshme.