Kurti mbledh sot ministrat, për herë të parë fizikisht në 2024-ën

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e parë fizike për vitin 2024.

Mbledhja pritet të nisë nga ora 10:00, ndërsa kryeministria nuk e ka bërë të ditur rendin e ditës.

Një javë më parë, qeveria mbajti mbledhje elektronike, ne të cilën ka miratuar vendimin për largimin e regjimit të stikerave për veturat me targa të Serbisë.