Zyrtari i VV-së i kërkon falje Bedri Hamzës, tha se i arrestuari Lipovica është dhëndër i tij

U shpërnda me shpejtësi të dritës dje një lajm se zyrtari i arrestuar dje në Minsitrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Irfan Lipovica, “është dhëndër i Bedri Hamzës”, Kryetarit të Mitrovicës nga Partia Demokratike të Kosovës.

Menjëherë reagoi Bedri Hamza duke e përgënjeshtruar dhe quajtur “shpifje të ulët”, të cilën nëse autori i gënjeshtrës, Kryetari i Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Britani të Madhe, Qëndrim Krasniqi, nuk e tërheq, atëherë do të paditej për shpifje.

Nëse ky person nuk e tërheq deklaratën e pavërtetë të tij dhe për të njëjtën nuk kërkon falje në mënyrën e njëjtë siç ka shpifur, do ta padis, njejtë siç kam bërë edhe në raste të tjera ndaj personave të tillë”, shkroi dje Hamza.

Zyrtari i LVV-së sot pranoi se ka gënjyer publikisht, ndërsa u arsyetua se ka poseduar informacion të gabuar.