E shtunë, Shtator 30

Etiketë: Mejë

Aksident trafiku në Meje të Gjakovës, ka të lënduar – video

Aksident trafiku në Meje të Gjakovës, ka të lënduar – video

Gjakovë, Kombëtare, Lajme
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik. Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm edhe në fshatin Meje të Gjakovës. Sinjalizuesit e Sinjalit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamionetë. Sipas tyre, personat që ndodheshin në automjete kanë pësuar lëndime të lehta.
80-vjeçari nga fshati Mejë i Gjakovës që mbante familjen 80 anëtarëshe, tregon pengun e madh të jetës së tij

80-vjeçari nga fshati Mejë i Gjakovës që mbante familjen 80 anëtarëshe, tregon pengun e madh të jetës së tij

Gjakovë
Është 80-vjeç, por punën nuk e ndalë. Njëjtë ishte edhe si fëmijë, Bardh Jetishi nga fshati Mejë i Gjakovës. Në këtë vend dikur i kishte më shumë se 300 dele. Për më shumë se 50 vite, Jetishi u kujdes për delet e tij. Nga delet që mbante, kishte edhe përfitime të mëdha. Madje, me to mbante edhe familjen e madhe prej 80 anëtarëve. Por, pavarësisht dashurisë që kishte ndaj tyre, peng ka vazhdimin e shkollimit. Video në linkun më poshtë.