E shtunë, Shtator 30

Etiketë: VV

VV-ja tregon arsyen e mospjesëmarrjes në seancën për librat: Procesi po vazhdon

VV-ja tregon arsyen e mospjesëmarrjes në seancën për librat: Procesi po vazhdon

Kombëtare, Lajme
Deputeti i Vetëvendosjes, Ardian Gola, ka treguar arsyen e vendimit të tyre për të mos marrë pjesë në seancën e sotme të thirrur nga opozita, për të diskutuar në lidhje me librat shkollorë. Ai tha se processi po vazhdon dhe sipas tij nuk i dinë ende implikimet e vendimit për librat, për të zhvilluar një debat, siç u shpreh ai, mbi informata të sakta, përcjell Klankosova.tv. Do të japim arsyetimin tonë për vendimin tonë politik për të mos marrë pjesë një seancë të ftuar nga opozita, e që çështja e adresuar shprehimisht nga ata është kjo: Debat parlamentar lidhur me dështimin e qeverisë së Republikës së Kosovës për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit e nivelit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024”. “E para e punës është që qysh në parashkrimin e çës...
VV-ja s’del në seancë të jashtëzakonshme por thërret konferencë për media

VV-ja s’del në seancë të jashtëzakonshme por thërret konferencë për media

Kombëtare, Lajme
Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka thirrur konferencë për media nga ora 13:00, ndonëse një seancë e jashtëzakonshme për çështjen e teksteve shkollore është thirrur nga ora 12:00. Seanca e jashtëzakonshme aktualisht nuk ka nisur, pasi asnjë deputet i Vetëvendosjes nuk është në sallë, ndërsa nga kabineti, prezente është vetëm ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci njofton Klankosova.tv. Në sallë tashmë kanë mbërritur vetëm disa deputetë të opozitës, gjë që nuk ua mundëson kuorumin për të nisur seancën. Deputetët e Vetëvendosjes as përkundër thirrjes së kryetarit të kuvendit, Glauk Konjufca, që të gjitha grupet parlamentare të marrin pjesë në seancë, nuk i janë përgjigjur ftesës së të tij.
VV në Prishtinë do të bojkotojë seancën e nesërme të Kuvendit Komunal

VV në Prishtinë do të bojkotojë seancën e nesërme të Kuvendit Komunal

Kombëtare, Lajme
Grupi i Asamblistëve të Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ka njoftuar se nuk do të marrin pjesë në seancën e radhës të Kuvendit Komunal, të ftuar për të hënën, 4 shtator. “Siç jeni në dijeni, për ne, është e kontestueshme zgjedhja e Kryesuesit të ri dhe rrjedhimisht e kontestojmë edhe ftesën për këtë seancë që vjen nga një autoritet për legjitimitetin e të cilit do të vendosin organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim. “Duke ditur faktin se tashmë në Gjykatën Themelore në Prishtinë është inicuar një konflikt administrativ në mes të MAPL-së dhe Komunës së Prishtinës, ndër të tjera edhe për çështjen e Kryesuesit, vlerësojme se thirrja dhe organizimi i kësaj mbledhje në këtë kohë është i panevojshëm dhe tendencioz. Në një situatë të tillë, me paqartësi juridike, të gjitha ve...
Një muaj paraburgim për militantin e VV-së që kërcënoi avokatin Besnik Berisha

Një muaj paraburgim për militantin e VV-së që kërcënoi avokatin Besnik Berisha

Kombëtare, Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj Abdulla Mjekut, i cili dyshohet se ka kërcënuar avokatin, Besnik Berisha. Gjykata i ka shqiptuar të dyshuarit masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Kanosje’. Kujtojmë se Mjeku është militant i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kërcënimet e tij drejt avokatit Berisha lidhen pikërisht me kritikat e këtij të fundit drejtuar qeveritarëve. “Për korrektësi, kërcënimi nuk lidhet asgjë me punën time si avokat e as si pronar i mediumit, por lidhet me fjalën e lirë dhe mendimet e shprehura publikiaht kundër pushtetit dhe kjo u bë sebep që ky militant të më kanos sëriozisht. Pavarësisht kësaj dhe kërcënimeve si ky, unë asnjëherë nuk do të ndrysho...
Zyrtari i VV-së i kërkon falje Bedri Hamzës, tha se i arrestuari Lipovica është dhëndër i tij

Zyrtari i VV-së i kërkon falje Bedri Hamzës, tha se i arrestuari Lipovica është dhëndër i tij

Kombëtare, Lajme
U shpërnda me shpejtësi të dritës dje një lajm se zyrtari i arrestuar dje në Minsitrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Irfan Lipovica, “është dhëndër i Bedri Hamzës”, Kryetarit të Mitrovicës nga Partia Demokratike të Kosovës. Menjëherë reagoi Bedri Hamza duke e përgënjeshtruar dhe quajtur “shpifje të ulët”, të cilën nëse autori i gënjeshtrës, Kryetari i Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Britani të Madhe, Qëndrim Krasniqi, nuk e tërheq, atëherë do të paditej për shpifje. Nëse ky person nuk e tërheq deklaratën e pavërtetë të tij dhe për të njëjtën nuk kërkon falje në mënyrën e njëjtë siç ka shpifur, do ta padis, njejtë siç kam bërë edhe në raste të tjera ndaj personave të tillë”, shkroi dje Hamza. Zyrtari i LVV-së sot pranoi se ka gënjyer publikisht, ndërsa u arsyetua se ka...
Insistimi i analistit: Vetëvendosje mund të bie në 25%

Insistimi i analistit: Vetëvendosje mund të bie në 25%

Kombëtare, Lajme
Analisti Shenoll Muharremi ka përsëritur mendimin e tij se VV-ja mund të bie në 25%. “Është normale, asgjë e pazakont. Rritja prej 25% në 51% ka qenë momentale dhe efekt i votës ndëshkuese. Kisha me e quajt rritje artificiale e përkohëshme. Për me e mirëmbajt rritjen, duhet rritje organike. Kur diçka rritet brenda natës, rrezikon mos të ketë qëndrueshmëri. Zakonisht ashtu ndodhë edhe në jetë e biznes. Nuk mundesh vetëm me u rritë pafundësisht, nuk funksionon ashtu asgjë. Duhet korrektim i shëndetshëm, konfirmim i nivelit të pëkrahjes..”, ka shkruar ai. Muharremi thotë se pas çdo rritje të tillë, nevojitet një konfirmim i përkrahjes së fortë. “Niveli i parë i përkrahjes së fortë VV e ka në rajonin e 25%. Mendoj që shumica e përkrahjes 25-51% tashmë nuk e gëzon, dhe deri ne zgjedhjet ...
Humolli: Përgjimi Kusari- Simiq, dëshmon se ka pasur koordinim mes VV dhe Listës Serbe

Humolli: Përgjimi Kusari- Simiq, dëshmon se ka pasur koordinim mes VV dhe Listës Serbe

Kombëtare, Lajme
Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli, nuk është i befasuar me situatën e krijuar në veri, ai thotë se Qeveria e Kosovës e ka zgjatur këtë situatë për qëllime të veta politike. Sipas Humollit, situata në veri është kartë për Qeverinë, më mënyrë që të tregohet patriote për vendin. “Ne s’kemi bërë luftë që të bëjmë hajgare me shtetin tonë. Sjellja e qeverisë në raport me veriun nuk është befasi shumë për mua, përkundrazi e ka shtyrë bukur shumë. Është kartë për me thënë se jam patriot, se për arsye që edhe këtë kartë e zgjedh ashtu siç janë marrë vesh partitë tjera politike, atëherë nuk e di se qysh më dikush mundet me i besua në kuptimin politik”, tha ai në Tëvë1. Ish-deputeti i Vetëvendosjes thotë se nuk ka mundësi që me u zgjidh drejt situata në veri, sepse Qeveria e Kosovës, presiden...
Arrestohet Faruk Mujka i VV-së, dyshohet për korrupsion

Arrestohet Faruk Mujka i VV-së, dyshohet për korrupsion

Kombëtare, Lajme
Është arrestuar Faruk Mujka kryeshef ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, nën dyshimin për korrupsion, derisa ishte nënkryetar i Komunës së Mitrovicës, raporton Betimi për Drejtësi. Mujka ishte nënkryetar i Mitrovicës, në kohën sa kjo komunë udhëhiqej nga Kryetari Agim Bahtiri. Mujka njëherësh ishte edhe Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë. Sipas raportimeve të mediave, ish-nënkryetari i Mitrovicës kishte qenë pjesë e partisë së gruas së Sllobodan Millosheviqit, Mira Markoviq. Këto pretendime, Mujka nuk i ka mohuar asnjëherë.
Deputetja e VV-së: Të shohim a do t’ia përmend Rama Vuçiqit gjenocidin e Serbisë mbi shqiptarët

Deputetja e VV-së: Të shohim a do t’ia përmend Rama Vuçiqit gjenocidin e Serbisë mbi shqiptarët

Kombëtare, Lajme
Arjeta Fejza, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, e ka komentuar vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Kosovë. Deputetja e VV-së ka theksuar se turi ballkanik i Ramës përfundon në Serbi. Tutje, Fejza ka shkruar se duhet parë nëse Rama do t’ia përmend presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, gjenocidin e Serbisë ndaj shqiptarëve. “Në turin ballkanik të Ramës që përfundon në Serbi është me rëndësi të shohim se a do t’ja përmend Vuçiqit gjenocidin e Serbisë mbi shqiptarët?!” – shkruan ajo.